Loewe Klang Mr 1
29,900 L
Në gjëndje
I krijuar për adhuruesit e dizajnit dhe të audios: forma konike elegante, materiali akustik i zhvilluar posaçërisht nga Loewe dhe paneli i qelqit me ndriçim LED krijojnë një pamje unike që ka fituar disa çmime prestigjioze për dizajn.
Kinemaja në shtëpi me volum mahnitës

Përjetoni një kinema shtëpie me volum të përsosur falë sinkronizimit të plotë të pajisjeve Loewe. Klang mr1 lejon kombinimin me klang bar5 mr, krijon një hapësirë audio realiste dhe të kontrolluar në mënyrë perfekte për një përvojë të paharrueshme filmash.
Multiroom

Shijoni muzikën kudo në shtëpinë tuaj me klang mr1. Falë teknologjisë inteligjente multiroom, ju mund të krijoni një atmosferë të përsosur muzikore që ndjek hap pas hapi stilin tuaj të jetesës.
Ruani dhe dëgjoni këngët e preferuara me një prekje
Zgjidhni dhe luani stacionet e radios, muzikën ose playlist-at e preferuar direkt nga pajisja. Me panelin e qelqit me prekje në pjesën e sipërme të Loewe klang mr1, mund të ruani deri në 5 zgjedhje të preferuara, të cilat aktivizohen me një prekje
DTS Play-Fi

Krijoni me lehtësi një përjetim muzikor të përsosur në disa dhoma njëkohësisht. Falë platformës DTS Play-Fi, mund të lidhni deri në 32 bokse pa kabuj nga një burim i vetëm muzike dhe të krijoni deri në 4 zona audio të ndara.





