LOEWE We SEE 43” LCD

129,900 L

LOEWE We SEE 43” ka një dizajn elegant dhe modern me ekran ultra të hollë, korniza të holla dhe linja të pastra, të përshtatshme për çdo ambient. LOEWE We SEE 43” LCD është zgjedhja perfekte për cilësi, dizajn dhe funksione të avancuara teknologjike, duke përmirësuar përvojën tuaj të shikimit në çdo aspekt.

Ky produkt blihet me porosi.
Na kontaktoni për porosi ose afat dorëzimi:
Ekran 4K Ultra HD


Me ekran LCD 43” dhe rezolucion Ultra HD 4K (3840 x 2160), LOEWE We SEE garanton imazhe të pastra, ngjyra të gjalla dhe detaje të qarta. Teknologjia Edge-LED siguron kontrast të shkëlqyer, ndërsa paneli IPS WRGB mundëson shikim të qartë nga çdo kënd. Me një frekuencë rifreskimi deri në 120 Hz, përmbajtja është gjithmonë e qartë, edhe në skenat me lëvizje të shpejtë.

Funksione Smart të Avancuara


Me sistemin operativ modern os8 / SL8, ky televizor ofron akses të shpejtë dhe të lehtë në aplikacionet më popullore streaming si Netflix, YouTube, Disney+, Amazon Prime dhe Apple TV+. Gjithashtu, suporton teknologji të avancuara si Miracast, AirPlay 2 dhe DTS Play-Fi, për lidhje pa tel dhe transmetim audio në gjithë shtëpinë tuaj.

Performancë e Lartë për Gaming


Katër portat HDMI 2.1 ofrojnë mbështetje për teknologjitë më të fundit gaming, si VRR, ALLM dhe eARC, duke garantuar një eksperiencë lojrash të rrjedhshme dhe të shpejtë në cilësi 4K. Gjithashtu, televizori përfshin porta USB 3.0 dhe 2.0, lidhje Wi-Fi dhe Bluetooth, dhe portën CI+ për akses të drejtpërdrejtë në kanalet digjitale.

Teknologji Dolby Atmos


Televizori është i pajisur me bokse të integruar të fuqishëm që ofrojnë deri në 60 W fuqi audio. Teknologjia Dolby Atmos siguron një tingull realist dhe shumëdimensional, duke krijuar një eksperiencë audio si në kinema, në shtëpinë tuaj.

We. REMOTE


Pulti elegant We. REMOTE sjell më shumë se thjesht përdorim klasik: lidhet shpejt dhe lehtë me televizorin tuaj LOEWE përmes teknologjisë Bluetooth, duke mundësuar kontroll më praktik dhe efikas në energji, edhe pa e drejtuar drejt televizorit. Gjithashtu, komandon televizorin me zë përmes mikrofonit të integruar, që aktivizohet thjesht duke shtypur butonin MIC. Gjashtë butona dedikuar ju japin akses të menjëhershëm në shërbimet streaming kryesore si Netflix dhe YouTube.